... minut pas minuti

FUTBOLLI ITALIAN NË ZI/ Ndërron jetë Toto Schillaci

publikuar nga F.autor, ne #AlpeNews. ora 11:56

Futbolli italian në zi, ndërron jetë Toto Schillaci. Pas një beteje të gjatë, ish sulmuesi i famshëm italian humbi ndeshjen më të rëndësishme, betejën me jetën. Schillaci ishte i shtruar prej disa kohësh në spital pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, ishte diagnostikuar me kancer, ndërsa i ishte nënshtruar dy herë ndërhyrjeve kirurgjikale. Schillaci ndërroi jetë në moshën 59 vjeçare.

Për italianët, Schillaci ishte një mit, ishte më shumë se sa një futbollist, “azzurrët” e konsideronin një ikonë, brenda dhe jashtë fushë. Toto mori famë pas kalimit te Juventus, skuadër ku zhvilloi 90 ndeshje dhe shënoi 26 gola. Në Torino, Schillaci fitoi një Kupë Itali dhe një Kupë UEFA. Pas aventurës në Torino, Toto u transferua tek Inter.Schilliaco fitoi zemrat e tifozët italianë gjatë Botërorit të 1990 të zhvilluar në shtëpi, ku Italia zuri vendin e tretë. Me 6 gola të shënuar, Schillaci u shpall golashënuesi më i mirë i turneut, gjithashtu edhe lojtari më i mirë. Paraqitja e tij në Botëror bëri që sulmuesi italian të renditej i dytë në klasifikimin për “Topin e Artë” i fituar nga Lothar Matthaus.