... minut pas minuti

“Arkitekti i “Home Plan”, në shërbim të Berishës”/ SPAK: Ishte anëtar i KKRT, kur u privatizua kompleksi “Partizani”

publikuar nga Nijazi Mema, ne #ABC News. ora 12:17

TIRANË- Një arkitekt i shoqërisë “Homeplan”, shoqërisë së Malltezit dhe Bektashit, ka qenë anëtar i KKRT se drejtuar nga Berisha, kur u bë privatizimi i ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Dosja e SPAK , tregon se Marin Biçoku ka marrë pronë pa pagesë në këtë vend për shërbimet e kryera Berishës dhe dhëndrit të tij.

Referuar dosjes, gazetari Ermal Vija raporton se SPAK thotë se ky person ka qenë lidhje e ngushte e familjes se ish-kryeministrit, ndërsa ka shoqëruar Liri Berishën në disa udhëtime jashtë vendit dhe ka punuar për ndërtimin e dy vilave në Farkë.

Dosja e SPAK tregon edhe raste të tjera të mosperputhjes se deklaratave të pasurisë së Argita Malltezit./abcnews.al