... minut pas minuti

Plagosi me armë zjarri 2 persona në Malësi të Madhe, lihet në burg Lul Rakaj

publikuar nga user7, ne #Lapsi.al. ora 12:49

Gjykata ka caktuar masën "arrest në burg” për Lul Rakajn, i akuzuar për plagosjen me armë zjarri të dy personave në Malësi të Madhe disa ditë më parë. Ngjarja ndodhi më 15 shtator, ku Rakaj, i dënuari më parë për vrasje, qëlloi me armë zjarri në drejtim të shtetasit Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj, të dy tashmë jashtë rrezikut për jetën.

“Më ka rujt Zoti që kam shpëtuar nga ata. Më ka fal Zoti”, ka deklaruar ai në gjykatë.

38-vjeçari Rakaj, i cili u arrestua pak orë pas ngjarjes, në dëshminë e tij në policinë vendore të Shkodrës, deklaroi se ka qëlluar në drejtim të dy shtetasve pas një konflikti që ka patur nipi i tij dhe duke dyshuar se Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj ishin të armatosur.