... minut pas minuti

Qëllohet me armë zjarri 36-vjeçari shqiptar në Athinë

publikuar nga fra nc, ne #Euronews. ora 12:54

Një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Athinës paraditen e kësaj të mërkure.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Kerameikou” dhe “Iasonos” në lagjen “Kerameiko” të kryeqytetit grek.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se 36-vjeçari shqiptar është qëlluar në këmbë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin “Genimatas” për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Në vendngjarje nga ana e hetuesve janë gjetur 6 gëzhoja, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë të ngjarjes mund të jenë 3 persona. Vijon puna e grupit hetimor për marrjen e kamerave të sigurisë për identifikimin dhe kapjen e tyre.