... minut pas minuti

Përfundoi kimioterapinë, princesha e Uellsit kthehet në detyra publike

publikuar nga Xhensila Buba, ne #Euronews. ora 12:35

Princesha e Uellsit ka organizuar takimin e saj të parë zyrtar të punës në më shumë se nëntë muaj, ndërsa ajo fillon kthimin e saj të ngadaltë dhe të matur në detyrat publike.

Catherine  e cila javën e kaluar zbuloi se kishte përfunduar kimioterapinë parandaluese pas një operacioni të madh abdominal në janar, mbajti një takim në Kështjellën Windsor sot për projektin e saj “Early Years”.

Asaj iu bashkuan anëtarë të ekipit të familjes së saj, si dhe përfaqësues nga Qendra e saj për Fëmijërinë e Hershme në Kensington Palace.