... minut pas minuti

ZYRTARE/ Rezultate të dobëta, Al Nassr largon trajnerin

publikuar nga F.autor, ne #AlpeNews. ora 12:53

Tani është zyrtare. Al Nassr ka ndarë rrugët me trajnerin Luis Castro. Shkak për ketë vendim janë bërë rezultatet e dobëta, teksa ekipi ka marrë vetëm 1 fitore në 3 ndeshjet e para të kampionatit arab.

“Al Nassr mund të njoftojë se trajneri Luis Castro është larguar nga klubi” – shkruan klubi, duke njoftuar kështu “divorcin” me teknikun portugez.

Sa i takon trajnerit potencial që mund të firmosë me ekipin ku aktivizohet Ronaldo, po shtohen zërat për një firmë të mundshme me Stefano Piolin. Al Nassr do marrë gjithë kohën e nevojshme, për të shqyrtuar alternativat.