... minut pas minuti

Ndahet nga jeta në moshë të re ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani

publikuar nga fra nc, ne #Euronews. ora 13:14

Ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani.

Bëhet me dije se ish-deputeti ka pësuar arrest kardiak mëngjesin e kësaj të marte teksa po konumonte kafe në ambientet e një hoteli në kryeqytet.

Bogdani është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, ku ka ndërruar dhe jetë.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Gerti Bogdani është ish-deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.

Pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me ‘Medalje Ari’, Gerti Bogdani vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku u diplomua me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Award – ‘Medalje Ari’.

Karrierën politike e fillon në vitin 2007, ku kandidon me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fiton. Gjate kësaj kohe vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë.

Në vitin 2011 ai zgjidhet zv/president i "Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë” e më pas, në janar të vitit 2012, nën/Kryetar. Në shtator 2015 zgjidhet Kryetar i IYDU, ne Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mban një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.