... minut pas minuti

Ivan Juric pritet të jetë trajneri i ri i Roma-s

publikuar nga Romario Ismailaj, ne #Albanian Post. ora 13:33

Gjigantët e Serie A, Roma kanë shkarkuar trajnerin Daniele de Rossi më herët sot dhe duket sikur ish-trajneri i Torino-s, Ivan Juric mund të jetë njeriu që do ta zëvendësojë atë.

Ndërsa një mori emrash janë lidhur me klubin, duket sikur Juric do të jetë trajneri i ri i Roma-s.

Gazetari italian, Gianluca di Marzio ka raportuar se agjenti i Juric është tashmë në Romë dhe ekziston një hipotezë që kroati të nënshkruajë një marrëveshje afatshkurtër.

Ai është një nga kandidatët më të mundshëm për t`u bërë menaxheri i ardhshëm i klubit dhe njohuritë e tij për Serie A janë diçka në favor të tij.

.dcmads { display: grid !important; width: 100% !important; justify-content: center; } .dcmads:nth-of-type(1), .dcmads:nth-of-type(2) { display: none !important; }

Atij mund t`i jepet një marrëveshje fillestare njëvjeçare deri në fund të sezonit dhe në rast të kualifikimit në Champions League, marrëveshja e tij mund të zgjatet.

Ai është aktualisht kandidati më i avancuar për këtë rol, me Stefano Pioli dhe Max Allegri që konsiderohen gjithashtu si opsione por asnjë kontakt nuk është bërë për asnjërin prej tyre.

Roma shkarkon trajnerin, Daniele de Rossi