... minut pas minuti

Hungaria s’e mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, kërkon progres në dialog

publikuar nga Dreni Himbeqa, ne #Albanian Post. ora 13:16

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijarto, ka ripërsëritur qëndrimin e Budapestit zyrtar se nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kryediplomati hungarez beson se në këtë moment kandidatura e Kosovës për anëtarësim në çfarëdolloj organizate ndërkombëtare nuk i kontribuon procesit të dialogut.

“Ne jemi që të ketë sukses në dialog, por besojmë se kandidatura e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare nuk i kontribuon atij dialogu. Hungaria nuk do të mbështesë pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë Szijarto në një përgjigje për agjencinë e lajmeve serbe, Tanjug.

Më 17 maj të këtij viti Komiteti i Ministrave – organi vendimmarrës i Këshillit të Evropës – s’e futi në agjendë shqyrtimin e vendimit të Asamblesë Parlamentare për pranimin e Kosovës në KiE.

.dcmads { display: grid !important; width: 100% !important; justify-content: center; } .dcmads:nth-of-type(1), .dcmads:nth-of-type(2) { display: none !important; }

Arsyeja e mos-trajtimit të çështjes së Kosovës në Komitetin e Ministrave ishte kushti që Franca, Gjermania e Italia artikuluan publikisht, e që Kosova refuzoi ta plotësojë me arsyetimin se kërkesa ishte absurde.

Shtetet më të fuqishme brenda Bashkimit Evropian kërkuan që Kosova të procedojë tutje me Asociacionin – të paktën ta dërgojë draft-statusin e këtij mekanizmi në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim.