... minut pas minuti

MIRATOHET SKEMA KOMBËTARE E INVESTIMIT NË FERMA/ Denaj: Fuqizojmë aktivitetin bujqësor

publikuar nga s.autor, ne #AlpeNews. ora 13:27

Këshilli i Ministrave ka miratuar skemën kombëtare të investimit në ferma, në mbledhjen e kësaj të mërkure (18 shtator).

Në një komunikim për mediat pas përfundimit të mbledhjes, Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj tha se kjo skemë, me 50% të investimit grant, do të shërbejë për të fuqizuar aktivitetin bujqësor të fermerëve, blegtorëve dhe sektorin e peshkimit.

Skema ka një buxhet që për këtë vit fillon me 500 mln lekë dhe do të nisë më 1 tetor.
“Miratuam skemën kombëtare të investimit në ferma, me 50% të investimit grant, për të rritur, fuqizuar dhe modernizuar aktivitetin bujqësor të fermerëve, blegtorëve dhe sektorin e peshkimit përmes akuakulturës. Fokusi i parë do jetë në të gjithë të interesuarit që duan të zgjerojnë investimet në sera, për të siguruar produkt cilësor. Sektori i blegtorisë, përgjatë këtij viti ka patur vëmendje të shtuar përmes skemës kombëtare të subvencioneve, përmes skemës së investimeve 50% grant do të përmirësojmë infrastrukturën për mbarështimin e kafshëve që do t’i vijë në ndihmë për ndërtimin e stallave. Shumë i rëndësishëm është edhe sektori i akuakulturës.

Sa i takon serave diellore, masa e përfitimit do të jetë jo më shumë se 15 mln lekë për hektarë për serat e prodhimit të tavolinave, 8 mln lekë për hektarë serat për rrushin e tavolinës, 4 mln lekë për serat për prodhimin e luleshtrydheve. Skema ka një buxhet që për këtë vit fillon me 500 mln lekë. Me fillimin e anonçimit të kësaj skeme më 1 tetor do të vijojë përgjatë gjithë vitit të përfitohet një informacion për të marrë aplikime. Me marrjen e përgjigjes pozitive, mund të ketë edhe një pagesë në masën 30% që në këtë vit”, tha Denaj.