... minut pas minuti

Gaza publikon identitetet e mbi 34 mijë palestinezëve të vrarë në luftë

publikuar nga Sadiola Xhelili, ne #Albanian Post. ora 16:28

Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka identifikuar 34 mijë e 344 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në territor, duke publikuar një listë me emra, mosha, gjini dhe numra ID që mbulojnë më shumë se 80% të palestinezëve të vrarë në luftë deri më tani.

7 mijë e 613 personat e mbetur të përfshirë në numrin e vdekjeve, i cili tani është mbi 41 mijë, janë palestinezë, trupat e të cilëve janë marrë nga spitalet dhe morgjet, por identitetet e të cilëve nuk janë konfirmuar ende.

Personat e identifikuar përfshijnë 169 foshnja të lindura pas sulmeve të Hamasit të 7 tetorit që nisën luftën, dhe një burrë të lindur në vitin 1922 që i kishte mbijetuar më shumë se një shekulli lufte dhe trazirash.

Dokumenti ka 649 faqe, me të vdekurit të listuar kryesisht sipas moshës.

.dcmads { display: grid !important; width: 100% !important; justify-content: center; } .dcmads:nth-of-type(1), .dcmads:nth-of-type(2) { display: none !important; }

Popullsia e Gazës është rinore dhe regjistri nënvizon numrin e lartë të sulmeve izraelite ndaj fëmijëve palestinezë.

Më shumë se 100 faqe janë të mbushura me emrat e viktimave nën 10 vjeç dhe emrat e parë të rritur nuk shfaqen deri në faqen 215.

Zyrtarët izraelitë vënë në dyshim numrin e vdekjeve të dhëna nga autoritetet në Gaza, duke argumentuar se për shkak se Hamasi kontrollon qeverinë atje, zyrtarët shëndetësorë të Gazës nuk mund të japin shifra të besueshme.

Megjithatë, mjekët dhe nëpunësit civilë në territor kanë një histori të besueshme nga luftërat e kaluara.

Pas disa konflikteve midis viteve 2009 dhe 2021, hetuesit e Kombeve të Bashkuara hartuan listat e tyre të të vdekurve dhe zbuluan se ato përputheshin ngushtë me ato nga Gaza.

Autoritetet palestineze kanë përditësuar rregullisht listat e personave të konfirmuar të vdekur. Ky publikim i fundit shton më shumë se 2 mijë emra.

Nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve, por shumica e të vdekurve mund të identifikohen si civilë vetëm në bazë të moshës dhe gjinisë.

Ai përfshin 11 mijë e 355 fëmijë, 2 mijë e 955 njerëz të moshës 60 vjeç e lart dhe 6 mijë e 297 gra.

Ka edhe shumë civilë të moshës luftarake që janë vrarë.