... minut pas minuti

Nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave për poseduesit e pasaportave ilegale serbe në Kosovë

publikuar nga Armat Matoshi, ne #Albanian Post. ora 15:49

Kryetarja e Parlamentit Evropian (PE), Roberta Metsola, dhe ministri i Çështjeve Evropiane të Hungarisë, Janos Boka, në cilësinë e përfaqësuesit të shtetit që aktualisht kryeson Këshillin e Bashkimit Evropian (BE), kanë nënshkruar të mërkurën në Strasburg të Francës vendimin për liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës që posedojnë pasaporta të lëshuara nga Serbia.

Këto lloj pasaportash konsiderohen të pavlefshme nga autoritetet kosovare. Megjithatë, në fund të muajit korrik është publikuar vendimi i Këshillit të BE-së për anulimin e vizave për pasaportat e Serbisë të lëshuara për serbët e Kosovës. Komisioni Evropian (KE) ka propozuar heqjen e vizave për serbët në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa PE-ja ka votuar pro në prill të këtij viti.

Në pasaportat e lëshuara nga Serbia për serbët që jetojnë në veri të Kosovës, vendbanimet e Kosovës figurojnë si vendbanime në Serbisë. Qytetarët e Kosovës nga 1 janari 2024 mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen, prandaj njohja e këtyre pasaportave, që Serbia i lëshon për serbët në Kosovë, sipas shumë vëzhguesve, minon përpjekjet për integrimin e serbëve.

Ndryshe, vendimi pritet të hyjë në fuqi ditën e 20-të pas botimit në Gazetën Zyrtare të BE-së. Autoritetet në Kosovë vazhdimisht u kanë bërë thirrje qytetarëve serbë që të pajisen me pasaporta të Kosovës, ndërsa vendimin e BE-së për liberalizimin e vizave për mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga e ashtuquajtura Drejtori Koordinuese e Serbisë e kanë cilësuar negativ.

.dcmads { display: grid !important; width: 100% !important; justify-content: center; } .dcmads:nth-of-type(1), .dcmads:nth-of-type(2) { display: none !important; }