... minut pas minuti

Gashi: Serbia po kërkon ndryshimin e kufijve të Mitrovicës së Veriut, u kuptua nga takimet në Bruksel

publikuar nga Dini Fetahu, ne #Albanian Post. ora 17:24

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka thënë se Serbia po kërkon ndryshimin e kufijve të Mitrovicës së Veriut.

Këto komente, Gashi i ka bërë përmes një postimi në Facebook, duke komentuat takimet e së martës në Bruksel, përkatësisht të kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij serb, Petar Petkoviç, me të Dërguarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, dhe me zyrtarë të NATO-s.

“Nga takimi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me përfaqësuesin e Serbisë në Bruksel, u kuptua se Serbia, ndër të tjera, po kërkon ndryshimin e kufijve të Mitrovicës Veriore”, shkroi Gashi.

Por, deputeti i LDK-së, tha se kjo kërkesë është “e papranueshme, pasi kufijtë e komunave janë tashmë të vendosur dhe ndryshimi i tyre paraqet rrezik për sigurinë dhe stabilitetin”.

.dcmads { display: grid !important; width: 100% !important; justify-content: center; } .dcmads:nth-of-type(1), .dcmads:nth-of-type(2) { display: none !important; }

“Për më tepër, çdo ndryshim i kufijve komunal do të shkelte propozimin gjithëpërfshirës të Pakos Ahtisaari”, potencoi ai ndër të tjera.

Ndryshe, Petkoviç, pas takimit bilateral Lajçak, ka thënë se gjatë takimit ka insistuar në demarkimin e kufijve kadastral “si parakusht” për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër për qarkullimin e automjeteve.

Në një konferencë për media, kryenegociatori i palës serbe ka insistuar në demarkimin e zonës në Suhadoll në Mitrovicë të Veriut.

“Ne kërkojmë respektimin e marrëveshjes, ku insistojmë në demarkimin e zonës së Suhodollit si parakusht për hapjen e urës”, tha Petkoviç, transmeton mediumi serb me seli në Kosovë, “Kossev”.

NATO e konfirmon: Me Bislimin e Petkoviç-in diskutuam për çështjen e urës së Ibrit