... minut pas minuti

Mirela Kumbaro bën zv.ministër drejtorin e shërbimeve

publikuar nga user 5, ne #Lapsi.al. ora 20:18

Nëse Ilva Gjuzi u shpërblye me postin e zv.ministres së Turizmit për shkak të servilizmit ndaj Edi Ramës dhe dekleratave që lemeritën dynjanë se lideri global nuk ka të meta, por është 10 hapa përpara popullit, Sofjan Jaupaj u emërua sot si zv.ministër për shkak të besnikërisë e servilizmit të tij ndaj Mirela Kumbaros.

E tillë është e gjithë qeverisja e Edi Ramës, klane e tarafe mbushur me puthadorë e servilë, njerëz që ngrihen dhe ulen nëpër ofiqe pa asnjë meritë apo kontribut.

Jaupaj u emërua zv.ministër i Turizmit dhe Mjedisit pasi deri më tani shërbente si drejtor Ekonomik dhe i Shërbimeve Mbështetëse në ministrinë e drejtuar nga Mirela Kumbaro.

Më parë ai ka punuar po me Kumbaron gjatë kohës kur ajo drejtonte Ministrinë e Kulturës. Lidhje tjetër favorizuese për Jaupajn me siguri mund të jetë edhe kunati i tij kryetar bashkie i Elbasanit. Duket se trendi i ri në kupolën e Rilindjes janë katapultimet e atij rrethi njerëzish afër ministrave. Shembulli kryesor për këtë është padyshim Belinda Balluku. Këshilltarët dhe drejtorët e saj përgjatë kësaj kohe janë graduar nëpër ministri apo poste të tjera kyçe të shtetit. ©LAPSI.al