... minut pas minuti

Ngacmoi seksualisht pacienten, arrestohet infermieri në Pogradec

publikuar nga user 5, ne #Lapsi.al. ora 18:45

Infermieri i Urgjencës së Spitalit të Pogradecit është arrestuar ditën e sotme. Mësohet se ndaj 36-vjeçarit Metjan Muço rëndon akuza për veprën penale "Ngacmim seksual”.

Rasti u trajtua nga emisioni “Stop”, ku në bazë të pamjeve filmike është bërë edhe verifikimi nga ana e policisë.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin M. M., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale "Ngacmim seksual”

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 17.09.2024, në televizionin “Klan”, gjatë emisionit investigativ “STOP”, janë shfaqur pamjet filmike ku shtetasi M.M, me profesion infermier në Urgjencën e Spitalit Pogradec, është denoncuar nga një shtetase me pretendimin se është ngacmuar seksualisht nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.