... minut pas minuti

Gruaja e Gert Bogdanit: Do të të dua derisa të takohemi sërish!

publikuar nga user 5, ne #Lapsi.al. ora 20:00

Bashkëshortja e ish-deputetit të ndjerë Gerti Bogdani ka reaguar sërish në mediat sociale për ndarjen e tij nga jeta. Me anë të një postimi në Facebook, Edlira Çepani i dedikon Bogdanit disa fjalë ku ndër të tjera thotë se ajo dhe fëmijët e tyre kanë nevojë për të.

“Bota është një vend i pavlerë pa ty! Do të të dua çdo ditë të jetës derisa të takohemi sërish, drita e çdo rrugëtimi tim!” shprehet Çepani.

Reagimi i plotë:

Ti e dije qe jeta ime s’ka kuptim pa ty! Ti e dije qe nuk ishe thjesht gjysma ime me e mire, ishe jeta ime!! Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime! Ti e di qe une nuk jetoj dot pa ty! S’di a ta thashe ndonjehere mjaftueshem sa te adhuroj!!! Zoti merr prane vetes me te miret, por ty s’duhet te te kishte marre, se une, Ajra dhe Reinarti kemi nevoje per ty, per dashurine tende per jeten, per keshillen e drejte qe jep gjithmone, per modelin e duhur qe je gjithmone! Bota eshte nje vend i pavlere pa ty! Do te te duam perjete, bashkeshorti, babai, shoku dhe njeriu me i mire qe do jetoje ndonjehere ne kete bote! Do te te dua çdo dite te jetes derisa te takohemi serish, drita e çdo rrugetimi tim! Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.