... minut pas minuti

“Të përgatitemi për atë që na pret”, Rama në Bruksel: Po avokojmë të jemi edhe në Parlamentin Evropian

publikuar nga Nijazi Mema, ne #ABC News. ora 09:52

BRUKSEL- Kryeministrit i vendit, Edi Rama, në konferencë me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke tha se Shqipëria dëshiron të ketë ekipin e saj Në Parlamentin Evropian, për t`u përgatitur për atë që e pret, siç është integrimi në BE.

Ai theksoi  se si Basjkimi Evropian ashtu dhe vendet aspirante për t`u bërë pjesë e asaj familjeje janë të kënaqura me punën që po bëhet.

“Të dyja palët po buzëqeshin, askush nuk është nervoz dhe të gjithë janë të kënaqur për punën që është bërë. Diçka po ndryshon, kjo në sajë të vullnetit të mirë të Brukselit. Kemi planin e rritjes dhe po bëjmë diskutimin për integrimin gradual në BE. Ne po po avokojmë të jemi edhe në PE, sigurisht jo me eurodeputetë që do të kenë të drejtën e votës, por me ekipe që do të përgatiten për atë që na pret”, tha Rama.