... minut pas minuti

Në kërkim nga Kosova, kapen në Tiranë dy persona të dënuar për trafik narkotikësh

publikuar nga Nijazi Mema, ne #ABC News. ora 09:32

TIRANË– Arrestohet 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Pas prangosjes në Tiranë, autoritetet do të nisin procedurat për ekstradimin e tyre drejt Kosovës.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, Kosovë, në gusht të këtij viti i i ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”./ abcnews.al