... minut pas minuti

Man City “paqe” me Interin, Qazim Laçi shënon në Champions League

publikuar nga fra nc, ne #Euronews. ora 09:44

Rastet e shpërdoruara ishin të shumta e në fund nuk u shënua asnjë gol, Manchester City dhe Interi u ndanë në paqe në duelin e tyre të parë në fazën e ligës së Champions League. Në Ethihad vendësit ishin dominues përgjatë gjithë takimit, duke iu afruar disa herë golit, por mbrojtja zikaltër ishte e pakalueshme, teksa në superformë u gjend dhe portieri Sommer. Rastet do të vinin dhe për italianët, me Darmian apo Mkhitaryan që nuk u koordinuan siç duhet.

Në këtë dtë të dytë të ndeshjeve të Champions League, fitore regjistruan Dortmundi, PSG, Celtic dhe Sparta Prague, teksa në barazim pa gola përfundoi dhe Bologna-Shkahtar Donetsk. Mbrëmje pozitive dhe për futbollistin shqiptar Qazim Laçi që realizoi një gol shumë të bukur në fitoren 3-0 të Spartës përballë Salzburgut. Dortmundi likujdoi në transfertë Club Brugge, me një fitore bindëse 0-3 në debutimin e Nuri Sahin si trajner në Ligën e Kampionëve. PSG iu fal autogolit të portierit të Gironës për të marrë 3 pikët e para në limite.

Sa i përket Celtic, arriti fitoren më të thellë të mbrëmjes, ndaj Slovan Bratislavës në shifrat 5-1, duke u renditur menjëherë pas Bayernit në renditjen e përgjithshme.