... minut pas minuti

Në kërkim nga Kosova, arrestohen në Tiranë 2 të dënuar për trafik droge

publikuar nga Suela Meno, ne #Euronews. ora 09:39

Dy shtetas të shpallur në kërkim nga Kosova për trafik të lëndëve narkotike janë arrestuar nga policia në Tiranë me qëllim ekstradimin.

Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 17”, u vunë në pranga shtetasit A. B., 59 vjeç dhe Sh. S., 51 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, Kosovë, me vendimin e datës 19.08.2024, i ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoriteteve ligjzbatuese kosovare, për t’i ekstraduar këta shtetas, në Kosovë.