... minut pas minuti

Gjermania hap rafinerinë e parë të litiumit në Evropë, furnizon 500,000 automjete

publikuar nga Suela Meno, ne #Euronews. ora 10:49

Kompania "AMG Lithium” hapi rafinerinë e parë të litiumit në Evropë në Bitterfeld-Wolfen të Gjermanisë. Rafineria u ndërtua për pak më shumë se dy vjet dhe kushtoi rreth 140 milionë euro, shkruan Euronews.

Shumica e litiumit për fabrikën do të vijë nga Brazili. Detyra e rafinerisë është të konvertojë më pas lëndën e parë në hidroksid litiumi të përshtatshëm me bateritë. Fabrika pritet të prodhojë 20.000 tonë hidroksid litium në vit, i mjaftueshëm për të fuqizuar 500.000 automjete elektrike.

Litiumi është një komponent kyç në prodhimin e baterive të automjeteve elektrike (EV). Është një element që kërkohet shumë si pasojë e tranzicionit global drejt energjisë së gjelbër.

Në përgjigje të kërkesës së saj në rritje, BE-ja propozoi një plan veprimi për lëndët e para kritike për vitin 2020, i cili synon të reduktojë varësinë e Evropës nga burimet e jashtme të furnizimit.

Aktualisht, shumica e automjeteve hibride dhe elektrike përdorin bateri litium-jon. Menaxheri i përgjithshëm i "AMG Lithium” Stefan Scherer tha se "nëse doni një performancë të caktuar dhe diapazon të lëvizjes, atëherë bateria litium-jon është thjesht e pamposhtur”.

Në të ardhmen, këtu do të prodhohet edhe litiumi nga minierat evropiane, si Portugalia dhe mali Erzgebirge (Krušne Hori) në kufirin e Republikës Çeke dhe Gjermanisë.