... minut pas minuti

Dhunuan familjarët e tyre, arrestohen 4 persona në Korçë

publikuar nga fra nc, ne #Euronews. ora 10:40

Katër raste dhune në familje janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në bashkinë e Korçës.

Sipas policisë lokale një 49 vjeçar banues në fshatin Goskovë e Poshtme është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sakaq edhe një 42 vjeçar nga qyteti i Korçës është arrestuar gjithashtu për dhunë ndaj bashkëshortes.

Policia njofton se në pranga ka përfunduar dhe një 36 vjeçar pasi ka dhunuar bashkëjetuesen e tij.

Rasti i katër ka të bëjë me një 28 vjeçare, edhe kjo banuese në qytetin e Korçës, e cila është ndaluar pasi ka dyshime të forta se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj

Në të gjitha rastet policia ka pajisur të dhunuarit me urdhër të menjëhershëm mbrojtje.

Vetëm gjatë këtij viti në qarkun e Korçës ka patur me shume se 170 kërkesa për t`u pajisur me urdhër mbrojtje për shkak të dhunës, kryesisht në familje, ku rastet më të shumtat janë ndaj bashkëshortëve dhe prindërve.