... minut pas minuti

Ndodh brenda një dite në Korçë: Katër burra rrahin gratë, një grua rreh nënën!

publikuar nga Java News, ne #JavaNews. ora 10:37

Dhuna në familje vijon të jetë një nga fenomenet më shqetësues në shoqërinë shqiptare. Vetëm në 24 orët e fundit, policia e Korçës ka bërë të ditur se ka vënë në pranga 3 persona, të cilët dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre, shkruan A2 CNN, ndërsa 2 të tjerë janë proceduar penalisht.

Një 49-vjeçar dhe një 42-vjeçar janë arrestuar në flagrancë pasi kanë dhunuar bashkëshortet e tyre. Një 36-vjeçar është arrestuar pasi ka dhunuar bashkëjetuesin e tij.

“K. S., 49 vjeç, banues në fshatin Goskovë e Poshtme, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;

B. S., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;

A. B., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Po nga ky komisariat u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

E. V., 44 vjeç, banues në fshatin Prilep, Maqedonia e Veriut, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar në favor të bashkëshortes së tij, duke iu afruar banesës së saj;

S. S., 28 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.

/a.r