... minut pas minuti

Veriu i Italisë nën pushtetin e ujit, mbi 1 mijë të evakuuar në Emilia-Romagna

publikuar nga Suela Meno, ne #Euronews. ora 11:19

Italia, ashtu siç kishin parashikuar shërbimet meteorologjike, është përfshirë ditën e djeshme nga stuhi të fuqishme që kanë sjellë përmbytje kryesisht në veri të vendit.

Lumi Senio ka vërshuar në lagjen Castel Bolognese pranë Ravenës dhe uji po arrin në qendër të qytetit, ndërsa në të gjithë rajonin Emilia-Romagna më shumë se 1000 njerëz janë evakuuar për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit, thanë sot autoritetet lokale.

Përveç 800 personave të evakuuar në zonën e Ravenës, 165 persona të tjerë u detyruan të linin shtëpitë e tyre në zonën e Bolonjës, raporton Ansa.

Shërbimet e trenave janë pezulluar që prej natës së kaluar midis Forlit dhe Faenza, midis Ravenna dhe Castel Bolognese, Ravenna dhe Ferrara dhe midis Ravenna dhe Faenza për shkak të kushteve të motit që mund të çojnë në përmbytje.

Përveç qarkullimit hekurudhor, janë mbyllur edhe shkollat. Provincat më të prekura janë Bolonja, Cesena, Forli, Ravenna dhe Rimini.

Në maj të vitit 2023, rajoni u godit nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të lidhura me reshjet që vranë 15 njerëz dhe shkaktuan miliarda euro dëme.