... minut pas minuti

Edin Terzic, zëvendësuesi i Paulo Fonseca-s te Milan-i?

publikuar nga Romario Ismailaj, ne #Albanian Post. ora 11:46

Milan-i thuhet se është në kontakt indirekt me Edin Terzic për të zëvendësuar potencialisht trajnerin Paulo Fonseca në klub.

Sipas një raporti nga “CalcioMercato”, drejtuesit e Milan-it janë të zënë me kërkimin e një kandidati për rolin e trajnerit të tyre pasi Fonseca nuk ka arritur të bëjë përshtypje deri më tani.

Drejtori teknik, Geoffrey Moncada dhe këshilltari, Zlatan Ibrahimovic kanë renditur një sërë kandidatësh, por ata janë më të interesuar për të emëruar ish-trajnerin e Borussia Dortmund-it, Edin Terzic në këtë rol, nëse gjërat shkojnë për keq me portugezin.

Kuqezinjtë do të përballen me Inter-in në një tjetër edicion të derbit të Milanos këtë të dielë dhe puna e Fonseca-s është e varur në fije të perit pasi një rezultat negativ nga ndeshja mund t`i japë fund qëndrimit të tij në krye.

.dcmads { display: grid !important; width: 100% !important; justify-content: center; } .dcmads:nth-of-type(1), .dcmads:nth-of-type(2) { display: none !important; }

Deri tani, Milan-i ka vlerësuar këndvështrimin taktik të Terzic-it në lidhje me qëllimet e klubit, por do të marrë vendimin përfundimtar bazuar në rezultatin e kësaj fundjave.