... minut pas minuti

“Drejtësia s’është prioritet në buxhetin e shtetit”, thotë KDI-ja

publikuar nga Altina Marmullaku, ne #Albanian Post. ora 11:42

Drejtësia nuk është prioritet në buxhetin e shtetit, përkundër faktit se gjykatat janë adresa përfundimtare ku qytetarët kërkojnë zgjidhje për kontestet e tyre, ka vlerësuar Insitutit i Kosovës për Drejtësi (KDI).

Gzim Shala, gjatë publikimit të raportit “Drejtësia me qytetarin në qendër – për të shkallëzuar investimin në atë që funksionon për ta realizuar OZhQ-në 16.3 në Kosovë”, ka thënë se për ta orientuar drejtësinë nga ana e qytetarit, financimi adekuat është thelbësor.

Sipas tij, mungesat në gjyqësor kanë bërë që organet e drejtësisë të mos kenë mundësi që t’i përgjigjen kërkesave që qytetarëve.

“Aktualisht në gjykatat e Kosovës janë gjithsej 434 gjyqtarë. Në mesin e tyre, 367 gjyqtarë kanë zgjidhur lëndë gjatë vitit 2023, ndërsa 145 gjyqtarë janë caktuar posaçërisht në divizionet civile të departamenteve të përgjithshme të gjykatave themelore dhe Gjykatës së Apelit. Megjithatë, që nga viti 2018, numri i lëndëve civile është dyfishuar”, deklaroi ai.

.dcmads { display: grid !important; width: 100% !important; justify-content: center; } .dcmads:nth-of-type(1), .dcmads:nth-of-type(2) { display: none !important; }

Ndërsa me ligjin e ri ai theksoi se KGJK-ja është e obliguar që të themelojë degë të reja të gjykatave.

“Pas analizimit të kërkesës buxhetore për vitin 2024, është evidente se KGjK-ja nuk e ka përfshirë çështjen e themelimit të degëve të reja të gjykatave në kërkesën e tij. Rrjedhimisht, gjyqësori nuk ka kërkuar asnjë buxhet shtesë për këtë qëllim”.

Gjithashtu, theksoi se janë identifikuar raste kur palëve në procedurë nuk u janë ofruar shërbime të përkthimit kur procedurat gjyqësore nuk janë zhvilluar në gjuhën amtare të tyre.

Shala, sqaroi se për t’i përmbushur këto obligime, sistemi gjyqësor duhet të ketë resurse të mjaftueshme.

Buxheti i Kosovës për drejtësinë në vitin 2024 ka një rritje prej 31% në krahasim me vitin 2023.

Kjo rritje ishte menduar që të mbështetës reformat e nisura në sektorin e drejtësisë, për të siguruar efikasitet dhe për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve​.