... minut pas minuti

Dosja 500 faqe/ Xhimi Begeja: “E morëm në qafë” Berishën. SPAK: Bashkëortaku i Malltezit pranon ndërhyrjet tek ish-kryeministri

publikuar nga Nijazi Mema, ne #ABC News. ora 12:21

TIRANË- Një nga të pandehurit e dosjes se privatizimit te ish-kompleksit “Partizani”, dhe njëkohësisht ish-pronar në atë zonë, Xhimi Begeja pranon presionet e ushtruara ndaj Jamarabër Malltezit për të ndërhyrë të vjehrri i tij për të marrë sa më parë pronat.

Në një e-mail që Begeja i ka çuar se fundi studios ligjore që ka bërë procedurat e privatizimit, e cila përmendet në dosjen e SPAK, pranon se vajza dhe dhëndri i Berishës janë përpjekur pa fund që bashkëortakët të marrin pronat, duke ndërhyrë te kryeministri i kohës për t’i favorizuar ato.

Gazetari Ermal Vija raporton për ABC News, se nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se ndër të tjera, në e-mail e dërguar, Xhimi Begeja shpreh pakënaqësinë e tij se disa shuma parash nuk i kanë kaluar në llogari.

Ish-kryeministri, Sali Berisha, është marrë i pandehur për këtë dosje voluminoze, ndërsa Prokuroria e Posaçme ka ngritur për të akuzën e "korrupsionit pasiv”, të kryer në bashkëpunim./ abcnews.al