... minut pas minuti

Peleshi homazhe për Gerti Bogdanin: Momente të tilla duhet të na bëjnë më të mirë

publikuar nga Suela Meno, ne #Euronews. ora 12:04

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë ka zhvilluar homazhe për nder të Gerti Bogdanit, ish-deputetit të Partisë Demokratike, i cili humbi jetën mesditën e së mërkurës si pasojë e një arresti kardiak.

Kreu i grupit të PS, Niko Peleshi në një pronocim të shkurtër për mediat pas homazheve u shpreh i prekur nga humbja e parakohshme e ish-deputetit.

“Humbja e parakohshme në moshë kaq të re është shumë e dhimbshme për këdo, aq më tepër që bëhet fjalë për një politikan model dhe një qytetar e familjar shembullor. Dua të bashkohem me ngushëllimet dhe dhimbjen që gjithkush ndjen sot. Do t’i mungojë familjes, miqve dhe politikës shqiptare. Kjo është jeta dhe mbase këto momente duhet të na bëjnë më të mirë”, u shpreh ai.

Gerti Bogdani u nda nga jetë një ditë më parë në moshën 44-vjeçare për shkak të një ataku kardiak.