... minut pas minuti

Pentagoni i druhet një ofensive tokësore të Izraelit në Liban

publikuar nga Klevis Hoxhaj, ne #Albanian Post. ora 12:32

Një valë shpërthimesh vdekjeprurëse të pagerëve dhe pajisjeve të tjera elektronike të bartura nga militantët në Liban ka rritur ndjeshëm shqetësim-in e Pentagon-it.

Kjo, për një ofensivë të mundshme tokësore që mund të shpërthejë në Libanin jugor midis Izraelit dhe Hezbollah-ut.

Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja amerikane "Wall Street Journal”, duke cituar një zyrtar të lartë të mbrojtjes.

Edhe para qindra shpërthimeve të shpërndara gjerësisht të martën dhe të mërkurën, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin u tha zyrtarëve të tjerë të lartë të Pentagon-it në një takim se kishte frikë se Izraeli mund të fillonte së shpejti një ofensivë.

.dcmads { display: grid !important; width: 100% !important; justify-content: center; } .dcmads:nth-of-type(1), .dcmads:nth-of-type(2) { display: none !important; }

Alarmi i SHBA-ve për një pushtim të mundshëm është intensifikuar që nga sulmet e shumta në Liban.

"Jam shumë i shqetësuar për daljen jashtë kontrollit”, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes, duke i bërë jehonë komenteve nga ndihmësit e tjerë të Pentagon-it.

Ushtria izraelite zhvendosi një divizion të ushtarëve komando dhe parashutistësh në veri ditët e fundit nga pjesa jugore e vendit, pasi kishte operuar për muaj të tërë në Gaza, shkruan WSJ-ja.

Divizioni përbëhet nga mijëra ushtarë.

Që kur shpërtheu lufta në Gaza tetorin e kaluar, administrata Biden është shqetësuar për një konflikt të plotë në kufirin verior të Izraelit që mund të tërheqë SHBA-të dhe madje edhe Iranin.

Zyrtarët amerikanë theksuan se ata nuk kanë parë ende ndonjë tregues të tillë si thirrja e rezervave për të treguar një pushtim të afërt.

Edhe pasi të merret një vendim, mund të duhen javë përpara se forcat izraelite të jenë në pozitë për të nisur një ofensivë të madhe.

Por Izraeli mund të urdhërojë një operacion më të vogël më shpejt, pa lëvizje të tjera të mëdha ushtarake, shtuan zyrtarët e mbrojtjes amerikane.

Zyrtarët izraelitë thanë të mërkurën se ata po fillonin një fazë të re në përplasjen e tyre me Hezbollah-un, vetëm nëse grupi militant tërhiqte forcat e tij nga Libani jugor dhe të ndalonte sulmet ndërkufitare me raketa dhe mortaja, të cilat kanë detyruar evakuimin e dhjetëra mijëra izraelitëve nga veriu.

Hezbollahu premtoi të hakmerret kundër Izraelit për sulmet e fshehta ndaj komunikimeve të tij.

Zyrtarët izraelitë nuk kanë bërë komente publike në lidhje me shpërthimet.

Sulmet e së mërkurës vranë 20 njerëz dhe plagosën më shumë se 450, pasi sulmet e së martës vranë 12 dhe plagosën më shumë se 2 mijë e 800 njerëz, vërejti qeveria libaneze.