... minut pas minuti

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër – Arrestohet 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

publikuar nga administrator, ne #Policia e Shtetit. ora 16:21

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

-Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin F. M., 24 vjeç, banues në Përmet, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

-Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 23 vjeç, banues në Lazarat, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Krahës-Memaliaj”, automjeti kamion me drejtues shtetasin Gj. N. është përplasur me automjetin tip "Volkswagen”, me drejtues shtetasin polak K. K., 25 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tip "Volkswagen”, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë rrethanave të aksidentit.