... minut pas minuti

Posta apelon qytetarët të mos bien pre e mesazheve të dyshimta

publikuar nga Sahide Brati, ne #Albanian Post. ora 16:46

Posta e Kosovës ka njoftuar se palë të panjohura po u dërgojnë mesazhe qytetarëve duke u paraqitur në emrin e Postës.

“Posta e Kosovës njofton publikun që të mos bjerë pre e një mashtrimi”, kanë bërë të ditur në komunikatën për media.

Nga Posta kanë kërkuar që të mos klikohet në asnjë link të dërguar përmes këtyre mesazheve dhe të mos bashkëpunohet me numrat të cilët nuk janë të Postës.

“Në asnjë rast, Posta e Kosovës nuk do t`ju kërkojë të dhëna personale apo numër kartele bankare. Edhe posta të tjera në rajon janë sulmuar nga keqbërës të ngjashëm”.

.dcmads { display: grid !important; width: 100% !important; justify-content: center; } .dcmads:nth-of-type(1), .dcmads:nth-of-type(2) { display: none !important; }

Në njoftim potencuan se kanë informuar organet kompetente dhe po bashkëpunojnë me to.

“Ju informojmë se prezenca jonë është vetëm në kanalet zyrtare”.

Posta theksohet se është e përkushtuar për t’i mbrojtur qytetarët dhe për të bashkëpunuar me organet relevante.