... minut pas minuti

LUFTA NË UKRAINË/ Rusia rrit prodhimin e donëve, Presidenti Putin: Kemi dhjetëfishuar kapacitetet për të fituar në fushën e betejës S

publikuar nga s.autor, ne #AlpeNews. ora 18:43

Presidenti rus, Presidenti Vladimir Putin tha të enjten se Rusia po rrit prodhimin e dronëve me rreth dhjetë herë, në afro 1.4 milionë këtë vit, në përpjekje për të siguruar fitoren e forcave të armatosura ruse në Ukrainë.

“Në total, rreth 140,000 mjete ajrore pa pilot të llojeve të ndryshme iu dorëzuan forcave të armatosura në vitin 2023”, tha Putin. “Këtë vit është planifikuar të rritet ndjeshëm prodhimi i avionëve pa pilo. Për të qenë më të saktë, gati 10 herë. Kushdo që reagon më shpejt ndaj këtyre kërkesave në fushën e betejës, fiton,” tha Putin në një takim në Shën Petersburg për zhvillimin e prodhimit të dronëve.

Që kur Rusia dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, lufta ka qenë kryesisht një histori e sulmeve të artilerisë dhe dronëve përgjatë një fronti shumë të fortifikuar prej 1000 kilometrash që përfshin qindra mijëra trupa.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë blerë dronë jashtë vendit dhe kanë rritur prodhimin e tyre për të goditur një sërë objektivash, duke përfshirë shkatërrimin e artilerisë dhe arsenaleve, infrastrukturës energjetike dhe anijeve luftarake.