... minut pas minuti

Dy ditë para protestës në Strasburg/ PD mbledh sot Kryesinë

publikuar nga user7, ne #Lapsi.al. ora 08:40

Pasditen e sotme në orën 18:00, Partia Demokratike do të zhvillojë mbledhjen e Kryesisë.

Në takim pritet të mbajë fjalën edhe kreu i PD-së, Sali Berisha, ndërsa pritet të merren një sërë vendimesh.

Kjo mbledhje vjen disa ditë pas protestës kombëtare të 7 tetorit dhe dy ditë para zhvendosjes së protestës në dyert e Parlamentit Europian në Strasburg.

Sikurse kishin paralajmëruar, 30 deputetë do të protestojnë më 23 tetor para Parlamentit Europian në Strasburg, teksa aty do të zhvillohet seanca plenare e Parlamentit Evropian