... minut pas minuti

U kapën duke transportuar kánabis, arrestohen dy vëllezërit në Lezhë

publikuar nga user 11, ne #Lapsi.al. ora 09:41

Dy vëllezër janë arrestuar në Lezhë, pasi  po transportonin mbi 8 kg Cannabis Sativa, me qëllim shitjen. Po ashtu janë sekuestruar lënda narkotike, shuma parash në lekë dhe në euro, si dhe 2 celularë.

"Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit Simon Vuka, 36 vjeç dhe Gëzim Vuka, 26 vjeç, vëllezër, të dy banues në Kurbin. Ata janë kapur në aksin rrugor “Laç-Mamurras”, teksa transportonin rreth 8.2 kg Cannabis Sativa, me qëllim shitjen”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.