... minut pas minuti

Njoftim për publikim për vendin e lirë të punës Specialist në Sektorin e Mbikëqyrjes Financiare dhe Monitorimit të Fushatës.

publikuar nga KQZ, ne #KQZ. ora 15:23
Në mbështetje të nenit 25, kreut V, të ligjit nr. 152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreut VII “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se:

Në Administratën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka 1 (një) vend të lirë pune, për nëpunës civil të kategorisë ekzekutive. Kategoria e pagës IV-1.

Për më shumë klikoni dokumentin e mëposhtëm:

Njoftim për publikim për vendin e lirë të punës Specialist në Sektorin e Mbikëqyrjes Financiare dhe Monitorimit të Fushatës.

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.

Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse