Mediet e huaja jehonë arrestimit të Metës: Ish-presidenti i Shqipërisë, në pranga për pastrim parash
publikuar nga BM, ne #STOP!. ora 16:13
Lajmi i arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare, nga ato evropiane, te amerikanet e deri në Indinë e largët.
Duke iu referuar “Associated Press” dhe agjencive të tjera ndërkombëtare, mediet në SHBA shkruajnë se ish-presidenti shqiptar akuzohet për pastrim parash.
Në lajme citohet edhe Tedi Blushi, i cili e ka quajtur arrestimin e Metës si një “pengmarrje kriminale”.