... minut pas minuti

Nga vaji i hudhrës, rozmarinës deri tek i kanabisit/ Mjeku alternativ shpjegon përfitimet shëndetësore që merrni nëse i konsumoni

publikuar nga Xhen Sila, ne #ABC News. ora 08:46

Vajrat esenciale vlerësohen si një "ilaç” për shumë probleme shëndetësore, që nga lëkura e deri te shëndeti mendor. Megjithatë, ndonëse janë bimore, duhet treguar kujdes me përdorimin e tyre.

Mjeku alternativ, Irfan Gjeci shpjegoi në emisionin "ABC-ja e mëngjesit” benefitet që sjellin disa vajra. Një ndër vajrat më të fuqishëm është ai i rigonit, por rekomandohet që të merret me një tjetër shoqërues.

"Vaji i rigonit është më i fuqishëm. Rekomandohet tre herë nga dy pika për të rrituit në ditë. Nuk mund të përdoret direkt nën gjuhë. Rekomandohet me një vaj tjetër, dhe hedhim dy pika vaj esencial rigoni. Ai vret bakteret e zorrës, parazitët, ndikon te mushkëria, qarkullimi i gjakut, në tru etj", tha ai.

Vaji i rozmarinës rekomandohet për ata që kanë probleme me gjumin.

"Vaji i rozmarinës rekomandohet të përdoret deri në 3 pasdite. Çaji i rozmarinës është për ata që kanë probleme me gjumin, rekomandohet paradite në mëngjes. Levando pihet në darkë kështu që krijohet një balancim. Rozmarina, përveç për memorien dhe trurin, përdoret edhe për të gjitha probleme cervikale. Nëse kanë dhimbje të vazhdueshme në kyçeve, merrni rozmarinë, grimcojeni pak dhe mbusheni me raki dhe alkool dhe njëkohësisht merrni një sfungjer, lyejeni me përbërjen dhe vendoseni deri në 30 herë në ditë në pjesën ku keni probleme. Nëse keni dhimbje në shtyllën kurrizore, aplikoni vaj rozmarine në zonën cervikale, në zonën e ballit dhe pas veshit. Për aromën e keqe të këmbëve, zieni rozmarinë me ujë.”, shtoi mjeku alternativ.

Vaji i hudhrës gjithashtu ka efekte mbresëlënëse. Ky vaj ndihmon me diabetin e tipit 2 , redukton rrezikun e formimit të trompeve në gjak si dhe shkrin gurët në veshka. Duke u ndalur te vaji i kanabisit, mjeku tha se ndihmon me lehtësimin e dhimbjeve të personave me kancer./abcnews.al