... minut pas minuti

Presidenti i Kinës thirrje ushtrisë: Bëhuni gati për luftë

publikuar nga Fia Nelaj, ne #Euronews. ora 09:33

Presidenti kinez Xi Jinping u ka bërë thirrje trupat ushtarake  të forcojnë gatishmërinë e tyre për luftë, raportojnë mediat shtetërore kineze.

Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi Pekini organizoi stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë rreth Tajvanit. Presidenti kinez Jinping i  bëri komentet e tij ndërsa vizitoi një brigadë të Forcës Raketore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore.

Kreu i shtetit është shprehur ushtria duhet "të forcojë në mënyrë gjithëpërfshirëse stërvitjen dhe përgatitjen për luftë, (dhe) të sigurojë që trupat të kenë aftësi të forta luftarake.

Kina, e cila e sheh Tajvanin si pjesë të territorit të saj, ka rritur shfaqjet e saj të forcës rreth ishullit të vetëqeverisur vitet e fundit.

Pak ditë më parë  Pekini vendosi  avionë luftarakë, dronë, anije luftarake dhe anije të rojes bregdetare për të rrethuar Tajvanin – raundi i tij i katërt i stërvitjes në shkallë të gjerë rreth ishullit demokratik në pak më shumë se dy vjet.

Udhëheqësit komunistë të Kinës kanë këmbëngulur se nuk do të përjashtojnë përdorimin e forcës për të vënë Tajvanin nën kontrollin e Pekinit

Mosmarrëveshja midis Kinës dhe Tajvanit daton që nga lufta civile në të cilën forcat nacionaliste tajvaneze u mundën nga luftëtarët komunistë të Mao Ce Dunit dhe u larguan në ishull në 1949.

Që nga ajo kohë Kina dhe Tajvani janë sunduar të ndara.