... minut pas minuti

85% e audiencës së Top Channel dhe Report TV dakord me arrestimin e Metës

publikuar nga Eduard Zaloshnja, ne #JavaNews. ora 09:38

Nga Eduard Zaloshnja

Fill pas arrestimit të Ilir Metës, Top Channel dhe Report TV filluan një sondazh online në faqet e internetit, për të pyetur audiencën e tyre nëse ishin dakord me atë arrestim. Deri tani, 84.6% e pjesmarrësve në anketimin e Top Channel janë dakord me arrestimin e Metës. Ndërsa në anketimin e Report TV, janë 85.4% dakord. Mesatarja e të dy audiencave rezulton 85% dakord me arrestimin e Metës.

Nga ana tjetër, vetëm 11.1% e pjesëmarrësve në të dyja sondazheve nuk janë dakord me arrestimin e Metës (12% në Top Channel dhe 10.2% në Report TV).

Kuptohet që sondazhet online të mediave të ndryshme përfaqsojnë vetëm opinionin e audiencave të tyre përkatëse. Por një sondazh kombëtar që zhvillova javën e shkuar me zgjedhës të prirur për të votuar këtu dhe jashtë vendit tregonte se vetëm 28.6% e tyre ishin simpatizantë të Berishës dhe të aleatit të tij Meta.

Duke i krahasur rezultatet e mësipërme, në mënyrë të përafërt, mund të thuhet se jo të gjithë simpatizantët e Berishës nuk janë dakord me arrestimin e Metës. Përndryshe, shifra 11.1% e mosdakordësisë në sondazhet e Top Channel dhe Report TV do të kishte qenë disi më e lartë…