... minut pas minuti

Arrestimi i Metës/ Blushi: Telefonova Vocajn, as ai nuk e dinte ku ishte ish-Presidenti

publikuar nga Java News, ne #JavaNews. ora 09:09

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, thotë se ish-Presidenti Ilir Meta u rrëmbye dhe u dhunua nga Forcat Operacionale të Policisë.

I ftuar në emisionin Opionion në Tv Klan, Blushi tha se Ilir Meta është goditur në kokë gjatë arrestimit nga agjentët e policisë.

“Është dhunuar, është goditur në kokë z.Meta. Pamjet filmike e tregojnë më së miri. Është goditur në kokë nga këta banditë”.

Por Tedi Blushi u shpreh se për orë të tëra nuk e dinin ku ndodhej Ilir Meta pas arrestimit dhe më pas telefonoi drejtorin e Policisë së Tiranës. Madje, Blushi ngriti dyshime se ndoshta ishte tentuar edhe eliminimi i Metës.

“Është goditur në kokë nga këta banditë, të cilët i kanë zënë rrugën befasisht, e kanë rrëmbyer dhe as familjarët e tij, as zyrtarët e Partisë së Lirisë, as oficerët e Gardës nuk e dinin për orë të tëra ku ndodhej z.Meta. Kam kontaktuar personalisht Tonin Vocajn se nuk e dinim ku ndodhej, menduam që ka qenë një akt kriminal. As Vocaj në fillim nuk e dinte, pastaj na njoftoi, tha po ma sollën tek Drejtoria e Tiranës. Ky është një rrëmbim politik, që ka pasur, dyshoj, ndoshta ka pasur qëllim edhe eliminim fizik të z.Meta”.

/a.r