... minut pas minuti

AUSTRALI/ Mbreti Charles sulmohet verbalisht nga një senatore: Nuk je monarku ynë

publikuar nga s.autor, ne #AlpeNews. ora 08:57

Mbreti Charles pati një moment të sikletshëm gjatë vizitës së tij në Australi. Gjatë një pritjeje në parlament, ai u sulmua verbalisht nga një senatore australiane vetëm pak çaste pasi ai përfundoi një fjalim në dhomën e parlamentit të vendit.

Senatorja e pavarur indigjene, Lidia Thorpe, doli me këmbë në korridor duke bërtitur se ajo nuk e pranonte sovranitetin e tij. Forcat e sigurisë e ndaluan atë që ti afrohej mbretit dhe e përcollën jashtë. Thorpe, ka qenë një aktiviste e fortë për të drejtat indigjene, ishte një nga 20 personat që protestuan kundër vizitës së mbretit jashtë memorialit të luftës më herët gjatë ditës.