... minut pas minuti

U ARRESTUA DY DITË MË PARË/ Ish-deputeti Jurgis Çyrbja njihet sot me masën e sigurisë

publikuar nga s.autor, ne #AlpeNews. ora 08:44

Ish-deputeti i PS Jurgis Çyrbja, njihet sot me masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndërsa sapo ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj ish-deputetit akuzat për tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Në njoftimin e shpërndarë dje për mediat, SPAK sqaronte se sipas hetimeve, Çyrbja ndihmoi një të arratisur nga drejtësia, Altin Hajri, duke dekonspiruar operacionet e policisë, ndërsa në këmbim përfitoi vendosjen në emrat e sigurt të listave për zgjedhjet e kaluara.