... minut pas minuti

Një aeroplan mallrash me rusë në bord rrëzohet në Sudan

publikuar nga Re Nato, ne #ABC News. ora 08:40

Një aeroplan mallrash nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që një pjesë të ekuipazhit thuhet se kishte rusë, është rrëzuar aksidentalisht në Sudan, ku një luftë civile po vazhdon.

Aeroplani është rrëzuar gabimisht nga forcat e shpejta mbështetëse të Sudanit, ku po vazhdojnë luftimet mes tyre dhe forcave të rregullta të këtij shteti.

Pamjet nga vendi ku është rrëzuar aeroplani kanë filluar të shpërndahen nëpër rrjetet sociale.

Sudan War Monitor ka publikuar fotografi të dokumenteve, që i përkisnin pilotëve që u gjetën në vendin ku është rrëzuar fluturakja.

У Судані, де триває громадянська війна, випадково збили вантажний літак з ОАЕ, екіпаж якого частково складався з росіян.

Відео – Sudan war monitor pic.twitter.com/zLVaVK2wXh

— Українська правда ✌ (@ukrpravda_news) October 21, 2024