... minut pas minuti

Përfaqësuesi i Koresë së Veriut në OKB mohon dërgimin e trupave në Rusi

publikuar nga Re Nato, ne #ABC News. ora 08:24

Koreja e Veriut nuk ka dërguar ushtarë në Rusi për të ndihmuar Moskën në luftën kundër Ukrainës. Kështu tha një nga përfaqësuesit e Phenianit në Kombet e Bashkuara, duke i cilësuar pretendimet e Seulit si “thashetheme të pabaza”.

Agjencia e spiunazhit e Koresë së Jugut deklaroi javën e kaluar se Veriu ka kryer një dislokim të madh të trupave për të ndihmuar Rusinë, duke pretenduar se Pheniani veçse ka dërguar 1.500 pjesëtarë të forcave speciale për trajnime në Lindjen e Largët të Rusisë, të cilët më pas do të nisen për në vijat e frontit në luftën në Ukrainë.

“Sa i përket të ashtuquajturit bashkëpunim ushtarak me Rusinë, delegacioni im nuk e ndien të nevojshme të komentojë për këto thashetheme të pabaza”, tha përfaqësuesi i Koresë së Veriut në një takim të një komiteti gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.