... minut pas minuti

Paralajmëron ministri turk i Mbrojtjes: Izraeli mund të sulmojë Turqinë

publikuar nga RedaksiaLexo, ne #Lexo. ora 10:56

Ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler, është shprehur se Izraeli mund të sulmojë Turqinë, duke mbështetur kështu deklaratat e pak ditëve më parë të Presidentit Erdogan, i cili e cilësoi Izraelin si një kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin.

“Izraeli është një vend agresiv; mund të na sulmojë”, tha ministri, ndërsa la të kuptohet mundësinë e shpërthimit të Luftës së Tretë Botërore në çdo moment.

Duke folur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë për një televizion lajmesh ne Turqi, ministri Guler theksoi se Turqia duhet të jetë e përgatitur për çdo skenar.

Kur u pyet nëse Izraeli mund të ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë për Turqinë.

“Presidenti ynë po paralajmëron shoqërinë sepse e sheh këtë rrezik. A do të shprehte zoti President shqetësime të tilla nëse nuk do të shihte një kërcënim të mundshëm nga Izraeli?”, u përgjigj Guler kur u pyet nëse Izraeli mund të ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë për Turqinë.

Guler tërhoqi paralele historike, duke kujtuar se si luftërat e mëparshme botërore nisën nga ngjarje në dukje të vogla, duke paralajmëruar se konflikti mund të shpërthejë papritur.

“Sigurisht, ne nuk duam luftë, por duhet të jemi gjithmonë të gatshëm”, tha ministri gjatë deklaratave të tij.

Ministri i Mbrojtjes theksoi se prioriteti i Turqisë është ruajtja e paqes, por shtoi se forcat e sigurisë së vendit po bëjnë plane të detajuara për çdo kërcënim të mundshëm.

Komentet e Guler vijnë mes tensioneve të rritura rajonale, me operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza dhe Liban, që ngjallën shqetësime të përhapura në të gjithë Lindjen e Mesme.