... minut pas minuti

”Opozitë nga Inteligjenca Artificiale.”

publikuar nga lexo.al media, ne #Lexo. ora 12:20

NGA Klevis Bakillari

Opozita është zënë rob në berishizëm, duke e shndërruar në një organizëm anaerob, që për të gjalluar nuk i nevojitet më as edhe oksigjeni partiak.
PS po dominonë çdo katër vite në Dominonë Politike që luan me PD ndërsa proçeset e opozitarizmit, përgjithësisht të ekzekutuara nga Patriarkët Partiak, ngushtojnë çdo rrugë për frymë të reja opozitare! Berishizmi dhe servilosja ndaj tij, është bërë një ngushticë ‘gjarpër-altari politik`, që ka helmuar opozitarizmën!
Berishizmi e ka futur Opozitën në shishe! Dhe kjo opozitë e zaptuar prej këtij miti, nuk ka asnjë shans të prodhojë ‘antiberishën`. Ta kërkosh këtë në PD apo rreth PD së sotme,është sikur të kërkosh ‘gjilpërën e doktorit` në kashtë! E ndërsa pa Doktorin, jeta e PD do të ishte një flakë kashte.
Kaq sureal e mbytës është oborri opozitar sot, saqë pikëpyetjet mbi gjenezën e mundshme të një opozite tjetër, i ngjajnë një gjëegjëze politike, përgjigjen e së cilës mund t`na e japë vetëm Inteligjenca Artificiale. Në këto kushte dhe përbrenda këtij kafazi mediatik, për antiberishizmin e vërtetë e të pranuar nga shoqëria, na vjenë në ndihmë vetëm Inteligjenca Artificiale.

Inteligjenca Artificiale mund t`na krijonte realitetin paralel me opozitë që qëndron mëvete në rrëmujën e dobishme. Kundër modeleve të përbindshme. Opozitë që lufton Qeverinë dhe Jo Partinë. Që mbronë Demokracinë, jo Salinë. Që sulmon ideologjinë,Jo Selinë. Që kundërshtonë padrejtësinë, Jo Drejtësinë. Që nuk ‘vdes` për Amerikën, po as për Rusinë. Kundra zullumeve opozitare. Kundra frymës totalitare.Kundra patriarkalizmës që ka mbërthyer opozitarizmën! Kundra populizmit e oportunizmit!

Një PS besnike e integrimit të Shqipërisë dhe e rigjenerimit pa zhurmë, meriton një opozitë më shumë! Më mirë një opozitë artificiale sa për televizion sesa një opozitë në pension. Një opozitë me sytë nga problemet e qytetarëve,jo të kryetarëve. Opozita bëhet me Inteligjencën Artificiale. Shqipëria bëhet me Partinë Socialiste!