Mashtroi ministrinë, mësues e nxënës me bursat, mbyllen hetimet për 20-vjeçarin
publikuar nga Suela Meno, ne #Euronews. ora 13:43
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasin Ermes Hoxhalli i cili premtonte bursa studimi falas dhe udhëtime në USA duke mashtruar zyrtarë të Ministrisë së Arsimit nëpërmjet falsifikimeve.
20-vjeçari akuzohet për veprën penale ‘Falsifikim kompjuterik’ dhe ‘Falsifikim i dokumenteve’.
“Nga hetimet rezultoi se ky shtetas krijoi një identitet të rremë si Klea Rama dhe duke përdorur kredencialet e një diplomateje të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara Tiranë, ka mashtruar zyrtarë të nivelit vendor arsimor në Shqipëri. Duke pretenduar se udhëheq një projekt për të rinjtë nën logon, “Let’s talk together aboutUS’23 dhe 24” ai lëshoi edhe 19 çertifikata pjesëmarrjeje për nxënës dhe të paktën një mësues të shkollës së Mesme “Ali Demi”, Vlorë me temë “Projekti Let’s talk together about US’23””, bën me dije Prokuroria.