... minut pas minuti

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndan çmimet për vitin 2024, cilët janë fituesit

publikuar nga fra nc, ne #Euronews. ora 15:48

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka ndarë, çmimet vjetore për gazetarët. Në ceremoninë tradicionale, të mbajtur për këtë vit në Prishtinë, morën pjesë gazetarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka ndarë dy çmimet e rëndësishme “Karriera” të cilat ifituan: gazetarja Rudina Xhunga dhe gazetari i ndjerë nga Kosova Qani Mehmeti.

Çmimet e konkursit “Vangjush Gambeta “2024 i fituan Arlinda Sejda, për raportimin më të mirë ekonomik në median e shkruar në Kosovë, gazetarja Destan Jonuzi, për raportimin më të mirë ekonomik në median e shkruar dhe onlinë në Maqedoninë e Veriut, si dhe gazetareve Deada Hyka dhe Erblina Mile, për raportimin më të mirë ekonomik në Shqipëri.

Çmimi “Reporter i Vitit” për vitin 2024 u nda për gazetarët Glidona Daci, për raportimet e bëra mbi ngjarjet e kronikës në Shqipëri dhe gazetarin Freart Rista.

Ndërkohë që çmimi “Ismet Bellova” për gazetarinë sportive iu dha gazetarit nga Maqedonia e Veriut Shaban Sinani.