... minut pas minuti

Nga janari urbanët falas për pensionistët e studentët, të tjerët 40 lekë

publikuar nga fra nc, ne #Euronews. ora 15:04

Duke filluar nga data 1 janar 2025, pensionistët dhe studentët nuk do të paguajnë biletë në urbanët e Tiranës.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Kryeqytetit, është vendosur që edhe cmimi i biletës së udhëtimit me cmim 40 lekë të mos ndryshojë.

Për këtë të fundit, operatorët kërkuan rritje deri në 80 lekë, por bashkia vendosi që qytetarët të paguajnë çmimin e sotëm, dhe çdo biletë e prerë, do të subvencionohet me 10 lekë shtesë nga buxheti i bashkisë.

Por si do të aplikohet sistemi i ri i lëvizjes së qytetarëve në linjat urbane? Abonetë që blihen sot me çmim 1600 lekë për pensionistët dhe studentët do të subvencionohen nga bashkia në masën 100%.

Kriteret që një pensionist duhet të përmbushë për të marrë abone falas janë parashikuar që të jenë banues në Bashkinë e Tiranës, gratë pensioniste që kanë mbushur moshën 60 vjece dhe burrat pensionistë që kanë mbushur moshën 65 vjeç.