... minut pas minuti

Fushata, PS përforcon Tiranën! Blendi Gonxhja lë Dibrën për Kombinatin!

publikuar nga lexo.al media, ne #Lexo. ora 16:17

Partia Socialiste mund të ndryshojë sërish drejtuesit e fushatës nëpër qarqe për të maksimalizuar votën në favor të saj në zgjedhjet e radhës parlamentare.

Mazhoranca qeverisëse nuk llogarit fitoren në disa zona të vendit, ku ka pasur veç investimeve ekonomike edhe angazhimin politik dhe shpërndarjen strukturore të partisë derë më derë. Socialistët do të përqëndrojnë fushatën në zonat e populluara dhe qarqet që nxjerrin më shumë mandate. Kryeqarku në këtë rast është Tirana, që në zgjedhjet e pritshme të majit do të ketë të paktën 36 mandate. Fushata në Tiranë aktualisht i është besuar Elisa Spiropalit, Erion Veliajt dhe Ogerta Manastirliut.

Por, burime të Voxnews.al pohojnë se radhët e drejtuesve të PS-së në kryeqytet mund të përforcohen edhe me transferimin e Blendi Gonxhjas, që prej shtatorit është drejtues qarku në Dibër. Gonxhja, do të angazhohet në njësinë numër 6 të kryeqytetit, që përfshin zonën e Kombinatit. Në këtë njësi, aktualisht është e caktuar Ogerta Manastirliu. Burimet saktësojnë se Gonxhja do të angazhohet në të gjithë qarkun e Tiranës, por me theks në zonën e Kombinatit.

Zyrtarizimi i këtyre ndryshimeve mund të kërkojë disa ditë, apo javë, por burimet brenda socialistëve theksojnë se lëvizjet bëhen në kuadër të nevojës për të fuqizuar fushatën në qarkun e Tiranës.